Poshtërimi që e ktheu të riun nga obez, në instruktor palestre

altNë Britaninë e Madhe një djalë i ri, nga obez falë vullnetit të tij arriti që të bëhej instruktor palestre. Bëhet fjalë për Nathan, i cili në moshën vetëm 15 vjeçare peshonte plot 146 kilogramë, por tashmë që është 23 vjeç është bërë instruktor në palestër.

Nathan Hewitt në adoleshencë i pëlqente të hante ushqime aspak të shëndetshme dhe të qëndronte me orë të tëra i shtrirë në divan duke parë televizor apo duke lozur videogame.

Por jeta e tij ndryshoi tërësisht, kur gjatë pushimeve me familjen në një park lojërash ai nuk mund të ulej në karrigen e njërës prej tyre, për shkak të përmasave të tij tejet të mëdha.

Poshtërimi i ndjerë në ato momente bëri që Nathan të ndryshojë tërësisht stil jete, ku me vendosmëri të madhe ai arriti që të dobësohej plot 70 kilogramë, ku krahas dietave dhe palestrës, iu nënshtrua edhe ndërhyrjeve kirurgjikale për të hequr lëkurën e tepërt dhe të varur nga dobësimi.

Tashmë 23 vjeçari ka një palestër në Merthyr Tydfil, në Uells, ku merret me instruktimin dhe ndihmën ndaj djemve të shëndoshë.