Gjenevë, arrihet marrëveshja për programin bërthamor Iranian

Televizioni shtetëror i Iranit ka raportuar se bisedimet për programin bërthamor të Republikës Islamike midis saj dhe gjashtë fuqive botërore, kanë përfunduar me “zgjidhje për të gjitha pikat e mosmarrëveshjeve”. Palët kanë biseduar në Gjenevë në lidhje me zbatimin e marrëveshjes së nëntorit, ku Irani duhet të ndalojë disa aktivitete bërthamore, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.