Administrata dhe arsimtarët, ende nuk kanë marrë pagat e dhjetorit

Një pjesë e administratës shtetërore nuk i kanë marrë ende pagat. Ka skaduar kështu afati i dytë që MF dha për mbylljen e këtij procesi. Ky dikaster fillimisht njoftoi se pagat do të jepeshin të mërkurën dhe më pas vendosi si afat të dytë ditën e premte. Por deri dje punonjës të ministrive, por edhe arsimtarë, nuk i kanë marrë pagat e dhjetorit, duke pritur ditën e hënë kur data do të jetë 13, pothuajse gjysma e muajit.


Facebook FanBox