Pas Juves edhe Barca në gjurmët e Mandzukic

Një tjetër konkurrente për Juventusin në garën për Mario Mandzukiç, tashmë shumë pranë largimit nga Bayern pas fjalëve të Beckenbauer. Sipas portalit "Sport.es", edhe Barcelona po ndjek situatën e sulmuesit kroat, për të cilin është interesuar që gjatë Europianit "Euro 2012". Bashkë me Juventusin dhe Barcelonën për Mandzukiç interesohen edhe tre klube angleze: Arsenal, Chelsea dhe Manchester United.