Tunizi, miratohet Kushtetuta e re

Asambleja kombëtare e Tunizisë ka miratuar një kushtetutë të re, tre vjet pas kryengritjes që solli Pranverën Arabe. Ky është një moment historik, pasi përfaqëson një prej kushtetutave më përparimtare në botën arabe. Miratimi i dokumentit u arrit pasi kryeministri Mehdi Jomaa emëroi një Kabinet të ri tranzitor për të lehtësuar krizën mes islamistëve dhe opozitës laike deri në zgjedhjet e reja këtë vit.