Bruksel, zhvillohet sot raundi i ri i bisedimeve Kosovë-Serbi

Në Bruksel zhvillohet sot raundi i ri i bisedimeve mes kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, Thaçi dhe Daçiç. Në takim me shefen e Politikës së Jashtme të BE, Catherine Ashton, do të marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri i parë i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Është paralajmëruar se temë e bisedimeve do të jenë çështjet e hapura në lidhje me gjyqësorin dhe formimin e Asociacionit të Komunave Serbe.