Gjirokastër, sulmohet me armë autobusi i linjës Tiranë-Athinë, 2 të plagosur

Autobusi i linjës Tiranë-Athinë është sulmuar me armë, ndërsa nga të shtënat janë plagosur edhe dy pasagjerë. Ngjarja ka ndodhur në Mogila të Tepelenës, ku katër persona të armatosur i kanë zënë pritë autobusit, me 22 pasagjerë me qëllim për ta grabitur. Nga të shtënat janë plagosur dy pasagjerët Laurent Tabaku 23 vjeç nga Elbasani dhe një 19-vjeçare, të cilët po marrin mjekim në spitalin rajonal të Fierit.