OSBE letër Komisionit të Medias: Kujdes me AMA-n

OSBE i ka dërguar një letër kryetarit të komisionit për median Genc Pollo në lidhje me shkarkimin e anëtarëve të Autoritetit të Mediave Audiovizive. Në këtë letër, OSBE shpreh shqetësimin për pavarësinë e AMA-s si dhe shprehet se do përfshihet në proces nisur nga fakti i ndërhyrjes së qeverisë. “OSBE shprehet se po monitoron dhe do shtyrtojë nismën kundër AMA-s. Sipas saj pavarësia e AMA është esenciale” thuhet në letër.