23-vjeçarja me mjekër: Ndihem më shumë femërore dhe seksi

altNjë vajzë 23-vjeçare e cila vuan nga një sindromë, ka bërë që ti rritet mjekra më tepër se sa duhet. Harnaam Kaur tha se kjo gjë e bën të ndjehet më femërore. Qimet në fytyrën e saj filluan të shfaqen në moshën 11-vjeçare. Sindroma nga e cila vuan, bëri që qimet të përhapeshin me shpejtësi në fytyrë, duar dhe kudo në trupin e saj.

Jo pak herë 23-vjeçarja ka rënë dhe pre e talljeve në shkollë dhe në rrugë. "Kam qenë viktimë e talljeve dhe dhunës në shkollë.

Tani mund të qesh për këtë gjë, por atëherë isha prekur shumë", shprehet Harnaam. Madje ajo ka marrë edhe kërcënime me vdekje në internet nga njerëz të panjohur.

"Unë kurrë nuk do të heq qimet e fytyrës, kjo është mënyra si më bëri mua Perëndia dhe jam e kënaqur kështu si jam. Ndjehem më shumë femërore dhe seksi", tha Harnaam Kaur.

Ajo pohon se prindërit e saj ishin të shqetësuar se kurrë nuk do të martohet apo të gjejë një punë, por Kaur është e sigurtë se do të marrë vendimet më të mira për veten e saj, deri sa u punësua edhe si mësuese asistente në një shkollë.