9-vjeçarja që sfidon moshatarët, ka lexuar 364 libra për 7 muaj

altNdryshe nga moshatarët e saj, një vajzë 9-vjeçare shmang televizorin dhe lojërat kompjuterike duke preferuar që të lexojë më shumë libra. Faith Jackson ka lexuar 364 libra në 7 muaj. Ajo tha se pasionin për librat e fitoi dy vjet më parë, dhe një rol të rëndësishëm për këtë kanë luajtur edhe mësuesit e saj në shkollën fillore.

E ëma e saj thotë se të lexosh është po aq stimuluese sa dhe televizori apo lojërat e ndryshme kompjuterike. "Është turp që për shumë fëmijë këto forma të zbavitjes kanë zënë tërësisht vendin e librit", tha nëna e 9-vjeçares.

Kurse vogëlushja shtoi se përveç se të lexojë, i pëlqen të bëjë edhe shumë gjëra të tjera. "Më së shumti lexoj libra me kafshë apo me aventura. Por, jeta ime nuk janë vetëm librat. Unë gjithashtu bëj 4 orë gjimnastikë çdo javë, marr kurse për karate, më pëlqen të ngjitem në lartësi, të luaj me biçikletë, por edhe të shikoj pak televizor", tha Faith.