Disa fakte që nuk dini rreth presidentëve amerikanë

altShumë njerëz kanë lexuar dhe kanë informacione mbi presidentët e SHBA-ve, por nuk dinë çdo gjë rreth tyre. Dihet që të gjithë presidentët e SHBA-ve kanë qenë meshkuj dhe shumica e tyre kristianë, por ka disa gjëra të reja që ju nuk i dini rreth tyre.

“Huffington Post” bën një panoramë të besimeve fetare të presidentëve, të praktikave të tyre të punës si dhe të ngjarjeve të jetës së tyre.

1-John Adam kishte një qen me emrin “Satan”, një emër i çuditshëm që ia kalon edhe emrit “Drunkard”, qenit të George Washington-it.

2-George Washington nuk krijonte miqësi, dhe në momentet e fundit të jetës së tij ai nuk kërkoi as lutje dhe as prezencën e ndonjë ministri.

3-Mary Lincoln, bashkëshortja e Abraham Lincoln-it ka mbajtur një mbledhje në Shtëpinë e Bardhë.

4-Gjatë mandatit të Dwight Eisenhower, Kongresi shtoi fjalën “i përulemi Zotit”. Vetëm dy vjet më vonë, Eisenhower firmosi një ligj me emrin “Ne besojmë në Zot”, e cila u bë dhe motoja zyrtare e Amerikës.

5-Richard Nixon ishte presidenti i dytë Quaker, pas Herbert Hoover-it, edhe pse ai shkeli ligjet e Quaker-it për t’i shërbyer marinës amerikane.

6-Jimmy Carter, në vitin 2009 i shkëputi lidhjet me Bordin e Misionit Ndërkombëtar, për shkak të qëndrimeve që ky bord mbante ndaj grave.

7-Thomas Jefferson thuhet se ka mbajtur festën e parë të ramazanit në Shtëpinë e Bardhë.

8-Calvin Coolidge ishte presidenti i parë, i cili praktikoi vendosjen e një peme të Vitit të Ri në Shtëpinë e Bardhë, në vitin 1923.

9-John F.Kennedy mund të ketë qenë presidenti i parë katolik, por ai ishte personi i dytë katolik që garonte për presidencën amerikane, pas Al Smith-it, që garoi në 1928-ën.