Jastëku që iu mëson si të puthni

altNëse bëni pjesë në grupin e atyre personave që pëlqejnë të përqafojnë jastëkun gjatë natës, dijeni se tashmë mund edhe ta puthni. Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës vjen një risi e cila ndoshta do të bëjë të lumtur shumë persona të cilët janë beqarë.

Dizainerja Emily Kind, 26 vjeç ka shpikur një jastëk me hundë dhe gojë prej gome, i cili bënë të mundur që beqarët të praktikojnë dhe të mësojnë të puthin ashtu siç duhet.

E reja u frymëzua për këtë krijim nga një manekin për reanimimin e pacientëve me gojë plastike, të cilin e gjeti brenda një valixhe të braktisur pranë shtëpisë së saj.

Kështu ajo bleu disa materiale që i nevojiteshin duke krijuar jastëkët enkas për puthje.

Këta jastëkë kushtojnë 31 dollarë, megjithëse Emily shprehet se jo të gjithë miqtë e saj e vlerësuan këtë ide.