Misteri i Trekëndëshit të Bermudës, humbën jetën 8.000 persona

altDisa statistika theksojnë se në Trekëndëshin e Vdekjes jetën e kanë humbur më shumë se 8.000 veta. Përmenden UFO-t (Objekt e paidentifikuara fluturuese), udhëtimi në nëpër kohë porse shtrohet pyetja a është ndonjë gjë e vërtet nga e gjithë kjo.

Trekëndëshi i Bermudës

Trekëndëshi i Bermudës përfshin pjesën më të madhe të Atlantikut ndërmjet Floridës, Portorikos dhe Bermudës . Në rrethana të pasqaruar në atë zonë janë zhdukur dhjetëra anije e avionë. Disa statistika theksojnë se atje jetën e kanë humbur më shumë se 8.000 persona dhe se për të gjitha këto ky rajon e ka marrë emrin , Trekëndëshi i Djallit, Trekëndëshi i Vdekjes, Varrezat e Oqeanit Atlantik?

Shënimet e para e përmendin që nga koha e Kristofor Kolombos. Detari i famshëm gjatë kthimit u ngujua në një vend shkëmbor dhe aty nga mbetjet drusore të anijes ndërtoi një kala në Shën Nikola, tani qytet në Haiti. Disa javë më pas Kolombo kuptoi se kompasi nuk tregonte më nga veriu e akrepi vetëm lëvizte.

Ai nuk i tregoi gjë ekuipazhit që të mos frikësohej. Megjithëkëtë përmenden edhe valët e mëdha, të cilat ekuipazhin e larguan nga kursi dhe këto valë u paraqitën edhe pse nuk kishte erë. Ishte shënuar se Kolombo pa një dritë misterioze.

Legjendat për Trekëndëshin kanë filluar në vitin 1950 kur Edward Van Vinkl Johns për AP kishte shkruar për disa raste të zhdukjes së anijeve e të avionëve në atë rajon.

Në mesin e tyre ishin edhe zhdukja pesë avionëve ushtarakë në vitin 1945, por edhe zhdukja e avionit Star tiger (1948) dhe Star ariel (1949). Pa gjurmë u zhdukën 135 persona.

Misteri i ''Fluturimi 19''

Numri i zhdukjeve të regjistruara është rritur dramatikisht nga shekulli 20-të ka bërë që Vinsent Gadis në vitin1964 ka shkruar për misterin më të njohur lidhur me këtë rajon, “Trekëndëshi vdekjesjellës i Bermudës”.

Bëhet fjalë për zhdukjen e misionit “Fluturimi 19”. Pesë aeroplanë lufte të SHBA-ve TBM Avengerme me 14 anëtarë ekuipazhi u zhukën më 5 dhjetor 1945 dhe që gjendja të jetë edhe më e keqe, u zhduk edhe aeroplani me 5 veta që ishte nisur në zbulim të tyre. Kur u shkrua për këtë zhdukje, theksohej se togeri Charles Taylor, i cili e udhëhiqte misionin dhe ekipin e tij me përvojë, kishte lënë disa mbishkrime para se të zhdukej.

Të kontestueshme në këtë rast janë detajet e deklaratave që i përshkruhen Taylori, i cili para se të zhdukej kishte lënë një porosi plot panik: ''Asgjë nuk është në rregull, s'e dimë ku jemi, uji është i gjelbër dhe i bardhë, ndaj, mos ejani pas meje! Ngjajnë sikur...''

Jashtëtokësorët rrëmbejnë njerëz përmes vrimave të kohës

Libri i M.K. Jesup 'Rasti për UFO' nga viti 1955, i pari zhdukjet në Trekëndësh i ka ndërlidhur me jashtëtokësorë sepse nuk janë zbuluar as kufomat e njerëzve dhe as mbetjet e anijeve.

Për numrin madh të zhdukjeve edhe Gadis ka treguar për 'shembullin e çuditshëm të ngjarjeve'. Disa teori theksojnë se në fund të oqeanit gjendet anija kozmike dhe Trekëndëshi i Bermudës është urë lidhëse.

Theksohet se anijet ose avionët që gjenden në kohë të keqe dhe në vend të gabuar zihen në kurth. Këto teori i kanë pëlqyer edhe Stiven Spilberg, dhe këto i kishte shfrytëzuar në filmin “Takimet e afërta”. Në film e shohim ekipin e Fluturimit 19 që është viktimë e rrëmbimit të jashtëtokësorëve. Piloti Bruce Gernon në video përshkruan se, si në vitin 1970, ndërsa po fluturonte me babanë, u ngrit një re e çuditshme e cila u shndërrua në një tunel rotativ.

Kur doli, nga ana tjetër e avionit ishte 'një mjegull e dendur elektronike'. Busulla në avion ishte 'çmendur' e instrumentet sa nuk nxinin xixa. Kur u hoq mjegulla, Gernon thotë se gjendeshin me milje larg vendit ku ishte dashur të kishin qenë.

Atlantida nën Trekëndësh


Qyteti i humbur Atlantida gjendet nën Trekëndëshin e Bermudës. Sipas shkencëtarëve në qytetin nënujor ka kristale të çuditshme, të cilat dikur përdoreshin për furnizime të qytetit.

Krahas kësaj teorie ndërlidhet edhe struktura nënujore e njohur si Muri i Biminit ose si Rruga e Bimini, si emrat e ishujve të vegjël në Bahame. Ithtarët e kësaj teorie thonë se ajo është strukturë e ndërtuar, ndërsa gjeologët besojnë se ajo është krijuar natyrshëm.

Rënia e kometës

Njëra nga teoritë thekson se në këtë rajon para 11.000 vjetësh është rrëzuar kometa, e cila ka veti të jashtëzakonshme elektromagnetike,e cila mund të pengojë busullat dhe sistemet e tjera naviguese e madje edhe punën e motorëve. Dëshmi për kometë ende nuk ka, dhe kjo nduk do të thotë se ajo ndoshta fshihet në ndonjërën nga hullitë detare..

Amerikanët testojnë armë të reja?

Nga njëra anë e SHBA gjendet Rajoni 51, ndërsa në Atlantik gjendet baza AUTEC (Atlantic Undersea Test and Evaluation Center) e cila shërben, ashtu siç i thotë emri, për testime dhe studime nënujore.

E vendosur tek ishujt Andros në Bahame, në qendrën e Trekëndëshit, disa besojnë se marina amerikan nuk teston vetëm nëndetëse, por edhe armë sonare dhe pajisje të tjera të ushtrisë detare. Lidhur me rrëfimin paraprak, për jashtëtokësorë, disa teori theksojnë se edhe ata janë në lojë këtu dhe se në bazë teknologjia e jashtëtokësorëve përpiqet ta shfrytëzojë dhe të replikojë. Ndaj, për këtë arsye është e mundur që të rrëzohen aeroplanët dhe që të zhduken anijet

Moti i keq dhe navigimi i keq - kombinimet më të këqija

Drejtoria kombëtare amerikane për oqeane dhe atmosferë thekson se zhdukja e disa anijeve dhe aeroplanëve mund të sqarohet shkencërisht. Në mesin e sqarimeve janë përfshirë erupsionet e metanit ose çrregullimet gjeomagnetike.
Shumë zhdukje mund të shpjegohen me faktorë nga ambienti. Shumica e shtrëngatave dhe e uraganeve në Atlantik kalon nëpër rajonin e Trekëndëshit të Bermudeve dhe për shkak të uraganeve janë fundosur shumë anije në atë rajon, para se të ishin paralajmëruar shtrëngatat.