Indi, papagalli zbulon vrasësin

altGjerat me te shtrenjta per një gazetar indian ishin gruaja dhe papagalli. Megjithate, pasi u kthye nje dite nga puna ai mbeti i shokuar kur gjeti gruan e tij te vdekur dhe i vetmi i mbijetuar i shtepise ishte papagalli i quajtur Herkul. Menjehere burri njoftoi policine per te denoncuar vrasjen e gruas se tij, megjithate provat e marre nga organet kompetente nuk sugjeronin nje te dyshuar kryesor.

Gjithçka ndryshoi kur nipi i gazetarit, vizitoi shtëpinë e xhaxhait pas vrasjes që ndodhi. Sipas deshmive me të parë këtë njeri, papagalli ka filluar të shqetësohet duke leshuar tingujt te çuditshem.

“Papagalli ishte shumë i shqetësuar kur pa nipin tim. Dukej e çuditshme, por kur ai la shtëpinë tonë papagalli u qetësua. Megjithate kur unë përmendja emrin e Ashutosh në biseda, ai kishte sërish të njëjtin shqetësim” u shpreh gazetari indian.

Pas kesaj ngjarjeje gazetari indian ka njofuar policine, e cila ka nisur të hetojë thirrjet në telefonin e nipit dhe ne baze te provave te reja e ka kthyer ate ne deshmitarin kryesor te vrasjes. Forcat e rendit jane shprehur se merita per kete i takon papagallit Herkul.