Martohet me qenin: “Nuk mund të zgjidhja partner më të mirë”!

altQuhet Amanda Rodgers, është 47 vjeç, dhe është gruaja e cila është martuar me qenin e saj me emrin Sheba. Historia e pazakontë vjen nga Londra, edhe pse martesa mes tyre u mbajt në Kroaci, përpara 200 personave të ftuar.

 

“Nuk mund të mendoja për një partner më të mirë me të cilin të jetoja. U martova me një burrë para 20 vitesh, por raporti mes nesh zgjati fare pak muaj.

Sheba është me mua prej shumë kohësh, më bën për të qeshur dhe më ngushëllon kur jam me humor të keq”, shprehet gruaja duke justifikuar me këto fjalë matesën me kafshën.
Ajo thotë se propozimi për martesë u bë sipas stilit të vjetër, duke u ulur në gjunjë, dhe në këtë mënyrë i kërkoi qenit të saj të martoheshin, dhe sipas Amandës ai nëpërmjet lehjes i kishte thënë “Po”.