Horoskopi 4 prill 2014

altDashi
Ambient mjaft i ngrohtë sot për ata që janë në një lidhje. Do ndiheni me afër se kurrë me partnerin tuaj dhe do kuptoheni edhe pa folur. Për beqarët klima do jetë e kontraktuar.

Demi
Në jetën tuaj në çift është partneri që si gjithmonë do bëjë komplimente dhe do mundohet të ruajë një klimë sa më të ngrohtë. Ju nga ana juaj mundohuni të paktën të shprehni ato që ndjeni.

Binjakët
Çdo gjë do shkojë më së miri sot në jetën tuaj në çift. Nuk do keni asnjë debat apo mosmarrëveshje me personin që keni në krah. Beqarët nuk duhet të nxitohen.

Gaforrja
Saturni do ndikojnë negativisht te jeta e çifteve. Nuk do kaloni shumë kohë me partnerin dhe herë pas here do ndiheni të vetmuar. Për beqarët do ndodhin gjëra të papritura.

Luani
Lidhja juaj do marrë bekimin e yjeve gjatë kësaj dite dhe gjithçka do shkojë për mrekulli me partnerin. Zënkat nuk do jenë aspak pjesë e jetës suaj.

Virgjëresha

Çiftet që kanë pak kohë që janë lidhur mund të kalojnë ndonjë krizë të vështirë gjatë kësaj dite. Mos u nxitoni të thoni fjalën e fundit që në fillim.

Peshorja
Të dashuruarit do kujdesen për çdo detaj gjatë kësaj dite në mënyrë që jeta e tyre të jetë sa më e bukur. Beqarët me shumë gjasë do bien në dashuri me një person humoristik.

Akrepi
Ditë e mbushur me çaste të lumtura kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do iu duket vetja sikur jeni në ëndërr pranë atij që doni. Beqarët do refuzojnë disa persona.

Shigjetari
Në përgjithësi jeta në çift do vijë duke u përmirësuar sot, megjithatë mund të ketë edhe nga ata që do i vazhdojnë debatet dhe mosmarrëveshjet.

Bricjapi
Mos ëndërroni më shume sesa duhet sot në jetën tuaj në çift sepse realiteti mund të jetë i hidhur dhe mund të zhgënjeheni tej mase. Beqarët do jenë ambiciozë.

Ujori
Ditë jo shumë e mirë kjo si për çiftet ashtu edhe për beqaret. Asgjë nuk do shkojë ashtu si ju e kishit menduar dhe nuk do përjetoni asnjë emocion pozitiv.

Peshqit

Mërkuri do e favorizoje sot jetën tuaj në çift dhe pasioni do jetë akoma më i zjarrtë se më parë. Shfrytëzojeni ditën deri në sekondën e fundit.