Piloti Sokol Feka me probleme familjare

Majori i FA-së, që aktualisht shërbente si instruktor pilotimi në bazën e Farkës, përveç se një emër i spikatur në FA, ishte edhe një person me probleme të shumta familjare. Ai ishte i ndare nga gruaja e pare me te cilën kish edhe fëmijë, dhe disa here ishte përballur edhe ne gjyq me pasojat e ndarjes.

 

Kështu, me një vendim te gjykatës, ai ka qene i detyruar te përballojë nevojat për rritjen e fëmijës, ndërsa ka qene i shtrenguar qe pagën e tij ta referoje ne mënyrë te vazhdueshme ne sekretarin e institucionit te drejtësisë.
Ndaj mësohet se në fakt, ai që hynte te krenaria e FA, rrogën më të lartë, e kishte marrë në një periudhë të vitit 2013, ku iu kishte shtuar me 3000 lekë, ndërsa ai ishte martuar sërish dhe nga martesa e dytë kishte edhe një fëmijë tjetër.
Majori kishte shkuar disa herë në gjykatë, pasi ish-gruaja i kërkonte shtimin e detyrimit për rritjen e fëmijës, sa herë ajo pretendonte se atij iu kishte rritur rroga, fakt që gjykata, në një vendim të 2013-ës e ka kundërshtuar, pasi ish-gruaja kishte vendosur të mos punonte, ndonëse ishte me arsim të lartë.
 

 


Facebook FanBox