Bashkia e Tiranës kallëzon në Prokurori Kryeinspektoren e INUK

Bashkia e Tiranës ka kallëzuar në Prokurori Kryeinspektoren e INUK, Dallëndyshe Bici për “Kallëzim të rremë”.

   
 

 


Bashkia e Tiranës ka dorëzuar në Prokurori kallëzimin penal për “Kallëzim të rremë” për drejtoreshën e INUK, Dallëndyshe Bici, parashikuar kjo në nenin 305 të kodit penal që shprehimisht thotë : “Kallëzimi për kryerjen e një krimi që dihet se nuk është kryer ose për kryerjen e një krimi nga një person që dihet se nuk e ka kryer atë, si edhe krijimi i provave të rreme, me qëllim që të bëhen ndjekje penale, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.”
 
Ky kallëzim i Bashkisë së Tiranës  i shtohet të tjerave që ky institucion ka nisur ndaj ministrit të Mirëqenies Sociale, Erjon Veliaj dhe ministrit të Financave, Shkëlqim Canit.
 
Kallëzimi në fjalë ishte për një objekt shumëkatësh multifunksional, që po ndërtohet mes dy objekteve publike në rrugën e Elbasanit, Shtëpia e Fëmijës “Zyber Hallulli” dhe shkolla e mesme e gjuhëve të huaja “Asim Vokshi”.
 

Facebook FanBox