Të rinjtë e PS, protestë para Bashkisë së Tiranës

Të rinjtë e PS-së kanë bërë të ditur se në orën 13:30 të ditës së sotme do të mblidhen për të protestuar para Bashkisë së Tiranës. Me anë të rrjeteve sociale, ata kanë shpërndarë ftesën “Eja protestojmë”, ku ftojnë të rinj të tjerë që t’u bashkohen. Sipas FREESH, kreu i Bashkisë së Tiranës nuk është duke mbajtur premtimet që ka dhënë në fillim të fushatës së tij.

 

Ai premtoi shumë për rininë kryeqytetase, ndërkohë që asnjë projekt nuk është realizuar. FREESH u bën thirrje të rinjve që të marrin pjesë në këtë protestë paqësore për shkak se rinia shqiptare meriton më shumë. Protesta e sotme vjen pas përplasjeve të këtyre ditëve mes Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Bashkisë së Tiranës, lidhur me shndërrimin e ish-Dhomës së Tregtisë në një qendër rinore për të cilën bashkia ka penguar kryerjen e punimeve.

 


Facebook FanBox