Vlorë, vijojnë protestat për shpronësimin, bllokohet autostrada 10 minuta

Sot është dita e dytë e protestës dhe janë rreth 130 familje të cilat po kundërshtojnë me forcë shembjen e banesave të tyre. Banorët të cilët kanë dalë në protestë kanë bllokuar për 10 minuta autostradën Levan-Vlorë, në hyrje të saj. Pikërisht këtu është edhe vendi ku pritet të nisë prishja e banesave në lagjen “Kushtrimit”. Ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka bërë të mundur largimin e protestuesve nga rruga, duke zhbllokuar edhe autostradën.
 
Po ditën e sotme banorët janë takuar me deputetin e LSI-së Shkëlqim Selami, i cili u ka thënë atyre që do të rishikohen edhe njëherë lejet e legalizimeve dhe të hipotekave, duke shtuar se asnjë prej banorëve nuk do të mbetet në rrugë dhe pa shtëpi.

Facebook FanBox