Në pranga punonjësi i OSHEE në Korçë, u kap me lidhje të paligjshme energjie

Është arrestuar 37-vjeçari Anesti Lubonja, me banim në lagjen nr. 3 të qytetit të Korçës. Punonjësi i OSHEE-së është vënë në pranga nga uniformat blu në kushtet e flagrancës. Ai u arrestua pas një kontrolli të ushtruar në shtëpinë e tij ku u gjet një lidhje e paligjshme energjie elektrike. 37-vjeçari Lubonja u vu në pranga nën akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe vjedhjes së energjisë elektrike.


Facebook FanBox