Presidenti i ri i Italisë, zhvillohen sot dy seanca

Pas dorëheqjes së ish-Presidentit të Italisë, Giorgio Napolitano, parlamenti italian është duke votuar për të zgjedhur presidentin e ri. Sot zhvillohet dita e dytë e votimeve pas tentativës jo të suksesshme të së enjtes.

 

Votimi i ditës së sotme është ndarë në dy seanca, paradite dhe pasdite, ndërkohë që seanca përfundimtare do të zhvillohet të shtunën në votimin e katërt të parlamentit. Edhe dy votimet e sotme do të shërbejnë për të provuar mbështetjen e ndaj kandidatit për president, Sergio Mattarella, i cili u zgjodh nga Matteo Renzi dhe zgjedhësit e Partisë Demokratike. Mediat italiane shprehen skeptike sa i përket mundësisë që ish-ministri i Palermos të sigurojë votat e nevojshme të të dyjave seancave, të cilat kërkojnë kuorumin e 2/3, konkretisht 673 vota.

 


Facebook FanBox