Prezantohen anëtarët e rinj të KQZ-së

Dinar Biba ka siguruar 4 vota pro për të marrë postin e nënkryetarit të Komisionit Qendror Zgjedhor. Në seancën e ditës së enjte Kuvendi ka miratuar tre emrat për vendet vakante në Komisionin Qendror Zgjedhor, ku Denar Biba ka marrë 79 vota pro, Edlira Jorgaqi 77 vota pro, si dhe Gëzim Valeshnja me 82 vota pro.
 
Gjithashtu Kuvendi rrëzoi kandidaturën e Arben Shkëmbit me 68 vota kundër dhe 26 abstenim. Ndërkaq deputetët e Parlamentit miratuan edhe katër anëtarët e rinj të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare të cilët janë Pirro Xhixho, Anila Denaj, Ketrin Topçiu dhe Allushi Abazaj.

Facebook FanBox