Kronike

Në pranga punonjësi i OSHEE në Korçë, u kap me lidhje të paligjshme energjie

Është arrestuar 37-vjeçari Anesti Lubonja, me banim në lagjen nr. 3 të qytetit të Korçës. Punonjësi i OSHEE-së është vënë në pranga nga uniformat blu në kushtet e flagrancës. Ai u arrestua pas një kontrolli të ushtruar në shtëpinë e tij ku u gjet një lidhje e paligjshme energjie elektrike. 37-vjeçari Lubonja u vu në pranga nën akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe vjedhjes së energjisë elektrike.


 

22 persona të shpallur në kërkim për vjedhje të energjisë

13 persona janë arrestuar në flagrancë në 3 ditët e fundit për vjedhje të energjisë, 8 po ndiqen në gjendje të lirë, ndërsa 22 të tjerë, janë shpallur në kërkim.

Të dhënat janë bërë publike nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë.


Read more: 22 persona të shpallur në kërkim për vjedhje të energjisë

   

Në burg shqiptari i dyshuar për terrorizëm në Itali

Gjykata e Katanias në Itali ka vendosur të lërë në qeli për 30 ditë shqiptarin Ziadin Gjorgji, i cili u arrestua në aeroportin e këtij qyteti tre ditë më parë ndërsa po tentonte të udhëtonte drejt Londrës me dokumenta fals.


Read more: Në burg shqiptari i dyshuar për terrorizëm në Itali

   

Drejtoria e Policisë së Qarkut Fier

1. Më datë 24.01.2015 ora 15.30 nga Komisariati Policisë Lushnje, u ndaluan shtetasit :
-Donald Zako , vjec 22, banues në Lushnje.
-Skerdilajd Gjoni, vjec 27,banues ne Lushnje.
-Arterio Kaloshi, vjec 23, banues ne Lushnje.

Ndalimi u krye pasi keta shtetas, kanë tentuar të vjedhin automjetin tip benz me targa AA731CM në Lushnje, në pronësi të shtetasit F.Z vjec 53,banues në Lushnje.

Neni 134/2 i Kodit Penal 


Read more: Drejtoria e Policisë së Qarkut Fier

   

Pesë vetë nga Durrësi, rrëmbejnë kamerieren në Sarandë

Sarandë- Pesë persona u arrestuan dje në mesditë nga Policia e Sarandës dhe Drejtoria e Policisë së Vlorës me akuzën e heqjes së paligjshme të lirisë së një adoleshenteje 18- vjeçare, nga Tirana e rrëmbyer disa ditë më parë. Policia arreston të dyshuarit e ngjarjes, ndërsa po heton për rastin dhe për rrethanat e heqjes së paligjshme të lirisë së vajzës. Ndërkaq dyshimet e policisë janë se personat jo vetëm që e kanë mbajtur peng dhe hequr lirinë adoleshentes, por edhe se mund ta kenë përdorur atë si prostitutë në Sarandë gjatë këtij sezoni turistik.

Read more: Pesë vetë nga Durrësi, rrëmbejnë kamerieren në Sarandë

   

Qafë- Kashar, dhunohet një polic rrugor, shoqërohen 4 persona

QAFË KASHAR-RINAS

Dy persona kanë refuzuar ti binden urdhrit për të ndaluar dhe kanë dhunuar një polic rrugor ditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në aksin Qafë Kashar-Rinas. 

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se polici rrugor u ka kërkuar dy dhunuesve që të ndalonin por këta të fundit nuk janë bindur dhe më pas kanë goditur me grushte efektivin e policisë. Polici ka marrë dëmtime të lehta në trup dhe po mjekohet. 


Read more: Qafë- Kashar, dhunohet një polic rrugor, shoqërohen 4 persona

   

Zhduken të rinjtë, po shkonin në Greqi. Familja Pelivani: Na ndihmoni t’i gjejmë

altFamilja Pelivani në fshatin Pojan të komunës Dermenas në Fier deklaron humbjen e kontakteve me djalin e tyre Eri Pelivani, i cili prej 10 ditësh rezulton i larguar nga shtëpia. Florika Pelivani, e ëma e 22-vjeçarit të zhdukur kërkon ndihmë nga shteti për gjetjen e djalit të saj.


Read more: Zhduken të rinjtë, po shkonin në Greqi. Familja Pelivani: Na ndihmoni t’i gjejmë

   

Fier/ I merrte paratë borxhlinjve dhe i padiste, Muçaraku: S’më kthyen gjë

altNjë super-skemë mashtrimi u zbu lua nga policia e Fierit, që vuri në pranga 29- vjeçarin Ledjan Muçaraku, i cili akuzohet se ka mashtruar rreth 900 persona. Ai u jepte para borxh studentëve e biznesmenëve, ua merrte përsëri më pas dorazi dhe në fund i hidhte në gjyq, duke i akuzuar pikërisht për moskthim të parave. Shumat e mashtrimit shkojnë deri në 250 mijë euro. Muçaraku rrezikon deri në 10 vjet burg për mashtrim.


Read more: Fier/ I merrte paratë borxhlinjve dhe i padiste, Muçaraku: S’më kthyen gjë

   

Vijon operacioni i policisë në Lazarat, shkon në 35 numri i të arrestuarve

altPolicia e Shtetit vazhdon operacionin në fshatin Lazarat, duke ushtruar kontrolle në banesa dhe ambiente të ndryshme, kundër kultivimit të lëndëve narkotike.


Read more: Vijon operacioni i policisë në Lazarat, shkon në 35 numri i të arrestuarve

   

Operacioni në Lazarat, 22 të arrestuar, digjen 42 ton drogë. Pranga dhe një polici

altKa shkuar në 22 numri i të arrestuarve në Lazarat, në kuadër të operacionit për asgjësimin e kanabisit por edhe të vënies para drejtësisë të atyre personave që kanë qëlluar mbi policinë. Apo kanë kryer vepra të tjera penale.


Read more: Operacioni në Lazarat, 22 të arrestuar, digjen 42 ton drogë. Pranga dhe një polici

   

INTERPOLI: “Lazarati” s’ka përfunduar, tani të inkriminuarit do t’i verifikojmë ne

alt“Lazarati” jo vetëm që nuk ka përfunduar, por tashmë atë e merr në dorëzim INTERPOL-i. Policia e Shtetit ka njoftuar se “Shqipëria është në kontakte të ngushta me INTERPOL dhe do të dërgojë detajet e individëve të arrestuar për t’u kontrolluar në databazën e INTERPOLIT, me qëlllim indetifikimin e lidhjeve të mundshme me krime apo organizata kriminale në botë.


Read more: INTERPOLI: “Lazarati” s’ka përfunduar, tani të inkriminuarit do t’i verifikojmë ne

   

Page 1 of 28

Facebook FanBox