Politikë

Rama në Pogradec: Përgëzoj INUK për punën e bërë

Nëpërmjet një statusi në Twitter, është shprehur i habitur nga hapësira e mrekullueshme e vijës së bregut liqenor në Pogradec, që ka rilindur, pas aksionit të INUK-ut. Rama ka theksuar se tani është koha e parkut të ri natyror në qytetin e Pogradecit, i cili është shumë i preferuar nga turistët e jashtëm si dhe nga ata vendas.

Read more: Rama në Pogradec: Përgëzoj INUK për punën e bërë

   

Takimi Naço-Cortes, diskutohet për bashkëpunim në fusha me interes të ndërsjelltë

Në takimin mes tyre, ministri shqiptar dhe ambasadorja spanjolle ndanë mendimin se duhet të bashkëpunohet edhe më shumë në fusha ku interesi është i ndërsjellë. Temat qendrore të këtij takimi ishin prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë sa i takon reforma që sjellin përmirësimin e sistemit të drejtësisë,


Read more: Takimi Naço-Cortes, diskutohet për bashkëpunim në fusha me interes të ndërsjelltë

   

Gent Sejko prezanton objektivat, kalon me sukses testin e prezantimit

Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ekonomisë, kandidati për Guvernator në BSH, Gent Sejko, ka prezantuar prioritetet e punës së tij nëse votohet për këtë pozicion dhe ka theksuar se nëse do të zgjidhet në krye të BSH-së, do të marrë masa për të forcuar sistemet e kontrollit të brendshëm që kanë dështuar. Në vijim të prezantimit të objektivave,


Read more: Gent Sejko prezanton objektivat, kalon me sukses testin e prezantimit

   

Kandidati për Guvernator, Gent Sejko, sot përballë deputetëve

Bëhet e ditur se gjatë ditës së sotme, Gent Sejko, do të dëgjohet në Komisionin e Ekonomisë si kandidati i propozuar nga presidenti Nishani për postin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë. Komisioni i Ekonomisë do të shqyrtojë në fillim dekretin e kreut të shtetit dhe më pas do gjykojë e drejtojë pyetje kandidatit Genti Sejko.


Read more: Kandidati për Guvernator, Gent Sejko, sot përballë deputetëve

   

Serveri i tatimeve, Blendi Klosi zgjidhet nënkryetar komisioni

Në mbledhjen e sotme të Komisionit Hetimor është vendosur që nënkryetar i këtij komisioni të jetë Blendi Klosi, ndërkohë që kryesimin e komisionit në fjalë e ka Partia Demokratike. Në rolin e sekretares së komisionit, Klosi ka propozuar emrin e deputetes socialiste Blerina Gjylahmeti, propozim i cili është miratuar.


Read more: Serveri i tatimeve, Blendi Klosi zgjidhet nënkryetar komisioni

   

Presidenti i Komisionit të Venecias, nesër në Tiranë

Institucionet ndërkombëtare e kanë bërë të qartë disa herë se reforma në drejtësi duhet të udhëhiqet nga Komisioni i Venecias.

Dhe vetëm pak ditë pasi parlamenti e nisi punën për këtë reformë me anë të komisionit të posaçëm, në të cilin opozita nuk mori pjesë, në Shqipëri mbërrin Presidenti i Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio.


Read more: Presidenti i Komisionit të Venecias, nesër në Tiranë

   

Politikë "Shtëpia e Gjetheve", Rama: Hapja e dosjeve sipas modelit gjerman

Projektligji për hapjen e dosjeve  do të diskutohet në Kuvend  në javët në vijim. Kryeministri Rama gjithashtu ka bërë të ditur se për këtë proces do të ndiqet modeli gjerman. Këto deklarata kreu i qeverisë i bëri në ceremoninë e hapjes së "Shtëpisë së gjetheve" në muze, në të cilën kryheshin përgjimet nga ish-sigurimi i shtetit. Sipas Ramës, zbulimi i së shkuarës nuk duhet të shërbejë për luftë të brendshme politike.


Read more: Politikë "Shtëpia e Gjetheve", Rama: Hapja e dosjeve sipas modelit gjerman

   

Basha, thirrje për protestë: Të hënën, nis Pranvera Shqiptare

Kreu i Partisë Demokratike,

Lulzim Basha, ka lajmëruar dhe u ka bërë thirrje edhe një herë qytetarëve

të marrin pjesë nesër në orën 11:00, në protestën masive të qytetarëve,

ku do të fiken për 5 minuta makinat.

Gjatë një deklarate për shtyp, Basha bëri me dije se nesër do të tregojmë forcën e shumicës për të mbrojtur familjet dhe vendin.


Read more: Basha, thirrje për protestë: Të hënën, nis Pranvera Shqiptare

   

Politikë Listat e zgjedhësve, publikohen pranë minibashkive, 4 mijë dublikate

Që prej 14 janarit, çdo qytetar mund të kërkojë emrin e tij në listat e zgjedhësve të publikuara nga njësitë vendore ose online në internet. Ndryshe nga pothuajse të gjitha zgjedhjet e mëparshme dublikimet e emrave të votuesve në disa lista brenda të njëjtit qytet ose dhe jashtë tij, këtë radhë duket se nuk do të shërbejnë si shkas për politikën që të nisë luftën paraprake për vjedhjen e rezultatit. Këtë e verteton dhe fakti se 5 muaj larg 21 qershorit, kjo temë nuk është cekur fare. Që nga zgjedhjet e përgjithshme të 2013, deri në 14 janar, ishin më pak se 4000 emrat e personave të dubluar në lista. 


Read more: Politikë Listat e zgjedhësve, publikohen pranë minibashkive, 4 mijë dublikate

   

Paloka: Telefonata e Tahirit presion mbi mediat

Për Partinë Demokratike ndërhyrjet e Ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri në debatet televizive të një dite më parë janë presion i hapur që ai ushtron ndaj medias dhe organit të prokurorisë.

Kreu i grupit parlamentar të demokratëve, Edi Paloka tha se burim i toneve të larta dhe nervozizmit të Ministrit të brendshëm janë lidhjet për të cilat opozita thotë se Tahiri ka me krimin dhe dyshimet që lindin pas fabrikës së kokainës të zbuluar në fshatin Xibrakë të Elbasanit.


Read more: Paloka: Telefonata e Tahirit presion mbi mediat

   

Page 1 of 150

Facebook FanBox