Sport

Seria A, Juventus triumfon ndaj Kievos

Juventus nuk di të ndalet duke mundur edhe Kievon me rezultatin 2 – 0.

Futbollistëve torinezë i janë dashur 60 minuta për të zhbllokuar rezultatin.

Pogba ka shënuar i pari, ndërsa Lishtajner ka thelluar rezultatin.  Sukses për Torinon që ka mundur Interin në San Siro me rezultatin 1 – 0 me një gol të shënuar në sekondat e fundit. Një humbje kjo e Interit që i shtohet asaj të Milanit.


Read more: Seria A, Juventus triumfon ndaj Kievos

 

Superliga, Skëndërbeu mban vendin e dytë

Skënderbeu nuk ka zhgënjyer duke fituar thellë 4 – 1 me Elbasanin

Ekipi kampion në fuqi ka kaluar në avantazh që në minutat e para.

Sfida është zotëruar nga ekipi korçar dhe i vetmi reagim i vendasve ka qenë goli i nigerianit Agboyi në mesin e pjesës së dytë. Kjo fitore bën që Skënderbeu të qëndrojë në vendin e dytë.


Read more: Superliga, Skëndërbeu mban vendin e dytë

   

Superliga, Partizani merr 1 pikë nga sfida me Laçin

Partizani ka marrë vetëm 1 pikë në sfidën me Laçin që ka përfunduar në barazim 1 – 1.

Golin e parë e ka shënuar Çetkoviç për kurbinasit në fillimin e pjesës së parë. Barazimi është arritur vetëm në minutën e 57’.


Read more: Superliga, Partizani merr 1 pikë nga sfida me Laçin

   

Shokon klubi Flamurtari: “Dhurata?”, të reagojnë organet kompetente, ndryshe tërhiqemi

Fitorja e arritur përballë Teutës (2-1) nuk la një shijë të mirë për nga mënyra se si erdhi. Të parët që reaguan ishin tifozët e pranishëm në stadiumin “Flamurtari”, të cilët vërshëllyen skuadrën e tyre. Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes tifozët në faqen zyrtarë në FB kërkuan distancimin e klubit Flamurtari nga ajo që tifozët e quajtën një fitore “dhuratë”. I menjëhershëm ka qenë reagimi i klubit me anë të një deklarate zyrtare.


Read more: Shokon klubi Flamurtari: “Dhurata?”, të reagojnë organet kompetente, ndryshe tërhiqemi

   

Kandidatët për lojtarin më të mirë të “Brazil 2014”

altFIFA ka bërë të ditur listën e 10 lojtarëve kandidatë për të fituar Topin e Artë të Botërorit “Brazil 2014”. Këtë dhjetëshe e dominojnë dy kombëtaret që do të luajnë finalen e madhe: Argjentina dhe Gjermania, por ka edhe lojtarë të përfaqësueseve që nuk kanë shkuar dot më shumë se çerekfinalja.


Read more: Kandidatët për lojtarin më të mirë të “Brazil 2014”

   

Flamurtari dhe Laçi kualifikohen, Kukësi eliminohet nga Europa

altLaçi kualifikohet për në turin e dytë në Europa League pasi mposhti nga pika e bardhë e penalltive ekipin e Rudar Velenje të Sllovenisë me rezultatin 3-2. 90 minutat e kohës së rregullt mes dy ekipeve përfunduan me rezultatin e barabartë 1-1 duke e dërguar ndeshjen në shtesë për të vendosur fituesin, pasi edhe ndeshja e parë mes dy ekipeve në Slloveni përfundoi me rezultatin 1-1.


Read more: Flamurtari dhe Laçi kualifikohen, Kukësi eliminohet nga Europa

   

Argjentinë-Gjermani, finalja e madhe e “Brazil 2014”

altNuk është Brazili, por Argjentina kombëtarja që mbajti lart nderin e Amerikës Latine në këtë Kampionat Botëror, pasi arriti të kualifikohet pas gjuajtjeve të 11-metërshave ndaj Holandës. Portieri i Argjentinës, Sergio Romero ishte heroi i gjysmëfinales së dytë pasi arriti të pres dy penallti, duke i dhuruar vendit të tij këtë finale historike.


Read more: Argjentinë-Gjermani, finalja e madhe e “Brazil 2014”

   

Historike! Gjermania shpërfytyron 7-1 Brazilin

altGjermanët bëjnë historinë në tokën e brazilianëve, duke shpërfytyruar 7-1 kombëtaren 5 herë kampione të botës. Edhe tifozi më i zjarrtë i Gjermanisë nuk do ta kishte menduar në asnjë moment atë 29 minutësh të luajtur në Belo Horizonte ndaj vendasve të shtëpisë, Brazilit.


Read more: Historike! Gjermania shpërfytyron 7-1 Brazilin

   

Sot Brazil-Gjermani, zbulohet finalistja e parë e Botërorit 2014

alt“Brazili e ka kaluar goditjen që mori pas dëmtimit të Neymar dhe është gati të luftojë me Gjermaninë për të shkruar në finale” ka thënë në konferencë shtypi trajneri i Selecaos Luiz Felipe Scolari. “Situata me dëmtimin e Neymar ka kaluar. Ne po flasim sepse mediat na pyesin, por në të njëtën kohë grupi ka një përqendrim të ri dhe një strategji të re për të punuar”, -sqaron Scolari.


Read more: Sot Brazil-Gjermani, zbulohet finalistja e parë e Botërorit 2014

   

Schweini: Mungesa e Neymar, një mëkat

altDëmtimi i Neymar, i cili nuk do të mund të luajë në gjysmëfinalen e këtij Botërori ndaj Gjermanisë, favorizon padiskutim gjermanët. Megjithatë, Schweinsteiger nuk e pret me kënaqësi dëmtimin e brazilianit.


Read more: Schweini: Mungesa e Neymar, një mëkat

   

Brazil-Gjermani, më shumë se një gjysmëfinale

altGjermani-Brazil do të jetë gjysmëfinalja e parë e botërorit të këtij viti. “Brazil 2014” do të përjetojë një finale të parakohshme, pasi do të përballen dy gjigandët botëror, dy kombëtare të cilat e kanë fituar më shumë këtë trofe dhe për më shumë që në start të këtij kompeticioni shiheshin si pretendentët më të mëdhenj për fitimin e këtij botërori.


Read more: Brazil-Gjermani, më shumë se një gjysmëfinale

   

Page 1 of 44

Facebook FanBox