Ekonomi

Çmimi i naftës në Shqipëri më i lartë se mesatarja globale

Një litër naftë në Shqipëri është 36% më e shtrenjtë se mesatarja globale. Të dhënat bëhen publike nga një prej agjencive më të mëdha të matjes së çmimit të naftës në botë Global Petrol Price.  Në renditjen e 181 vendeve nga çmimi më i ulët i naftës tek ai më i larti, Shqipëria renditet në vendin e 134.


Read more: Çmimi i naftës në Shqipëri më i lartë se mesatarja globale

 

Ahmetaj: Qeveria mbështet sipërmarrësit e rinj

alt“Sipërmarrësit e rinj janë misionarët e kërcimeve ekonomike nëpërmjet inovacionit, nëpërmjet teknologjisë dhe patentave”, deklaroi sot Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, në prezantimin e Programit “Erasmus, promovimi i sipermarrjes tek te rinjte”, projekt i përbashkët i Bashkimit Europian dhe Agjensisë së Zhvillimit Rajonal (RDA).


Read more: Ahmetaj: Qeveria mbështet sipërmarrësit e rinj

   

3 mujori i 2014-ës, rritja ekonomike 1.65%, INSTAT: Ndikuan industria e shërbimet

altEkonomia shqiptare është rritur me 1.65 për qind gjatë tremujorit të parë të këtij viti, kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë. Instituti i Statistikave konstaton se kjo rritje ka ardhur kryesisht si pasojë e ndikimit të sektorëve të industrisë, bujqësisë, postës, komunikacionit dhe shërbimeve, ndërkohë që ndërtimi vijon të pësojë rënie.


Read more: 3 mujori i 2014-ës, rritja ekonomike 1.65%, INSTAT: Ndikuan industria e shërbimet

   

FMN rishikon ecurinë ekonomike të Shqipërisë: Shenja të rimëkëmbjes

altBordi ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar përfundoi sot rishikimin e parë të ecurisë ekonomike të Shqipërisë, nën një program afatgjatë të mbështetur nga ky organizëm.


Read more: FMN rishikon ecurinë ekonomike të Shqipërisë: Shenja të rimëkëmbjes

   

Nuk ndryshon norma e interesit BSH: Rritje konsumit e prodhimit

altKëshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka lënë në fuqi normën e fundit bazë të interesit, në nivelin 2.5 për qind. “Në gjykimin e Këshillit, transmetimi gradual në tregjet financiare i uljeve të mëparshme të normës bazë të interesit do të krijojë kushte të përshtatshme monetare për të siguruar kthimin e inflacionit në objektiv në një periudhë afatmesme”, thuhej në komunikatën zyrtare të BSH.


Read more: Nuk ndryshon norma e interesit BSH: Rritje konsumit e prodhimit

   

Shqipëri-Kosovë, memorandum bashkëpunimi në sektorin minerar

altShqipëria dhe Kosova do të rritin bashkëpunimin dhe do të shkëmbejnë eksperiencat e tyre në sektorin minerar. Ky ka qenë përfundimi i vizitës së drejtorit ekzekutiv të AKBN-së në Kosovë. Memorandumi i bashkëpunimit për përmirësimin e marrëdhënieve reciproke dhe shkëmbimin e eksperiencave dypalëshe në sektorin minerar, u nënshkrua sot mes Shqipërisë dhe Kosovës.


Read more: Shqipëri-Kosovë, memorandum bashkëpunimi në sektorin minerar

   

Arrihet marrëveshja me çekët. Qeveria: Zgjidhëm konfliktin, 95 mln euro do paguhen nga CEZ

altShqipëria shqiptare mbyll negociatat me kompaninë CEZ. Lajmi bëhet i ditur nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë. Sipas njoftimit të shpërndarë për mediat, ndërmjetësues mes palëve ka qënë Dirk Buschle, zëvendës drejtor i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë në Vjenë, Austri.


Read more: Arrihet marrëveshja me çekët. Qeveria: Zgjidhëm konfliktin, 95 mln euro do paguhen nga CEZ

   

5-mujori 2014, 80 mln € më shumë të ardhura, por më pak investime

altEdhe muaji maj ka qenë i mbarë për Financat publike, të cilat në total, si pesëmujor, kanë sjellë në arkën e shtetit 80 milionë euro më shumë të ardhura se në të njejtën periudhë të një viti më parë. Të ardhurat në total kanë qenë 144 miliardë lekë, 8.4% më shumë se më 2013. Ndër to, gjithnjë vijon të prijë TVSH-ja, me 50.2 miliardë lekë, në rritje 17.6%, ndërkohë që tatimfitimi i ndërmarrjeve ka sjellë 25 më shumë të ardhura nga vjet.


Read more: 5-mujori 2014, 80 mln € më shumë të ardhura, por më pak investime

   

Remitancat nga emigrantët bien me 4. 1 %

altDërgesat e emigrantëve ranë përsëri në tremujorin e parë të këtij viti në 116 milionë euro, 4.1% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, remitancat po thellojnë tendencën rënëse që u regjistrua në vitin 2013, kur prekën vlerën më të ulët të 10 viteve të fundit.


Read more: Remitancat nga emigrantët bien me 4. 1 %

   

Ahmetaj: Imitojmë modelin ekonomik kinez, rrisim bashkëpunimin

altMinistri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, mori pjesë në konferencën e Ministrave të Ekonomisë dhe Tregtisë nga Kina dhe Europa Qëndrore dhe Lindore, e cila u zhvillua në Kinë. Ministri Ahmetaj shprehu kënaqësinë për pjesëmarrjen në këtë konferencë, e cila ka si qëllim promovimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtisë mes vendeve.


Read more: Ahmetaj: Imitojmë modelin ekonomik kinez, rrisim bashkëpunimin

   

Projekti TAP, Gjiknuri merr mbështetjen e azerëve për gazifikimin e Shqipërisë

altMinistri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri po zhvillon një vizitë në Azerbaxhan. Në ditën e parë të qëndrimit në Baku, Ministri Gjiknuri u prit në një takim nga Ministri i Energjisë dhe Industrisë së Republikës së Azerbaxhanit Z.Natig Aliyev.


Read more: Projekti TAP, Gjiknuri merr mbështetjen e azerëve për gazifikimin e Shqipërisë

   

Page 1 of 51

Facebook FanBox