Sociale

Tragjedia në Fier, dy djemtë e familjes Vrapi në mëshirë të fatit

Pas tragjedisë në fshatin Suk, ku një 76-vjeçar masakroi me plumba 4 familjarët e tij dhe më pas veten, ata që do të vuajnë më së shumti pasojat duket se janë dy djemtë jetimë. Mustafa Vrapi, 19 vjeç, i cili vuan nga probleme fizike dhe mendore, si dhe vëllai i tij, Denisi, vetëm 13 vjeç, prej së martës janë të vetëm. Atyre iu vranë dy prindërit dhe motra që kujdesej për ta, gjithçka si pasojë e një veprimi fatal të ndërmarrë nga xhaxhai i tyre. 


Read more: Tragjedia në Fier, dy djemtë e familjes Vrapi në mëshirë të fatit

 

Regjistrimi i numrave celularë, AKEP shtyn proçesin deri me 15 maj

altEdhe pse ishte përcaktuar data 6 mars si afati i fundit për regjistrimin e numrave telefonik celularë, AKEP e ka shtyrë këtë proçes deri në 15 maj të këtij viti. Përmes një njoftimi për mediat, AKEP në vijim të masave për përfundimin e regjistrimit individual të çdo pajtimtari të shërbimit celular, u ka kërkuar katër operatorëve celularë që deri me 15 maj të përfundojë edhe regjistrimi i individual i çdo përdoruesi/pajtimtari që është pjesë e grupeve/kontratave të përbashkëta deri në 20 numra celularë/karta SIM, aktualisht të regjistruar në emër të 1 (një) pajtimtari të vetëm.


Read more: Regjistrimi i numrave celularë, AKEP shtyn proçesin deri me 15 maj

   

Sëmundjet e gjakut, 200 pacientë nevojë për transplant

altNumri i të sëmurëve nga sëmundjet e gjakut në vendin tonë vazhdon të rritet dita ditës. Problem kryesor nuk janë shtimi i pacientëve, por trajtimi dhe kurimi deri në fund i tyre. Sipas mjekut Arben Ivanaj, hematolog në QSUT, situata në spitalet tona për trajtimin e këtyre pacienteve është kritike dhe ka nevoja emergjente për ndërhyrje të reja.


Read more: Sëmundjet e gjakut, 200 pacientë nevojë për transplant

   

Braktisja e mësimit, me 30% të mungesave ngel në klasë

altAshpërsohen ndëshkimet për nxënësit që lënë orët e mësimit. Marrja e disa mungesave mund t'i përjashtojë nga viti shkollor, ose mund t'i çojë drejt vjeshtës. Kjo edhe në rastet kur mungesat mund të jenë të shoqëruara me raportin përkatës mjekësor. Numri i lartë i mungesave që raportohen nga shkollat e arsimit 9-vjeçar, si dhe gjimnazet, ka detyruar Ministrinë e Arsimit dhe Sportit që të marrë masa shtrënguese për të frenuar braktisjen e orëve të mësimit.


Read more: Braktisja e mësimit, me 30% të mungesave ngel në klasë

   

Shkollat profesionale, vetëm 16% e nxënësve janë femra

altNga 16 923 nxënës të regjistruar në shkollat profesionale, vetëm 16.1 për qind janë femra". Të dhënat janë bërë publike nga ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Barazisë Gjinore, ndërsa sipas tij, këto të dhëna deformojnë tregun e punës.


Read more: Shkollat profesionale, vetëm 16% e nxënësve janë femra

   

OSBE/ODIHR përfundon projektin rajonal për integrimin e romëve

altOSBE/ODIHR-it ka përmbyllur sot projektin për Praktikat më të Mira për Integrimin e Romëve (PMIR). Projekti me vlerë 3,3 milionë euro filloi në janar 2012 dhe u zbatua në Shqipëri, Bosnjë-Hercegovinë, Kroaci, Kosovë, ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, Mal të Zi dhe Serbi.


Read more: OSBE/ODIHR përfundon projektin rajonal për integrimin e romëve

   

Projekti, ‘Pensioni social, kush mbush moshën përfiton’

altSkema e pensioneve do te ndryshojë rrënjësisht. Ministri i Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj, gjatë një takimi me gazetarët ka shpjeguar se dikasteri që ai drejton, nën varësinë e të cilit ka kaluar edhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore, po bën gati draftin me të gjitha detajimet se si do të funksionojë skema e përfitimit të pleqërisë.


Read more: Projekti, ‘Pensioni social, kush mbush moshën përfiton’

   

Marzhi i tregtimit, Milva Ekonomi: Ulet çmimi i ilaçeve

altQytetarët do të blejnë ilaçe me një çmim më të lirë se çmimi aktual. Deklarimi vjen nga zëvendësministrja e Shëndetësisë, Milva Ekonomi e cila shpjegoi vendimin e marrë dy ditë më parë nga qeveria “Për përcaktimin e marzheve të fabrikimit dhe të tregtimit të barnave”.


Read more: Marzhi i tregtimit, Milva Ekonomi: Ulet çmimi i ilaçeve

   

Sot fillon shpërndarja e ndihmës ekonomike e pagave për invalidët

altNga sot fillon shpërndarja e pagesave për personat me aftësi të kufizuar dhe për familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike. Nga dita e sotme kjo kategori personash mund të paraqitet nëpër si rregullisht për të tërhequr pagat e tyre të dhjetorit, ndërsa në janar ata do të marrin edhe pagat e muajve të prapambetur. Këtë e ka bërë të ditur Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj.


Read more: Sot fillon shpërndarja e ndihmës ekonomike e pagave për invalidët

   

Studimi, në Shqipëri dhe Kosovë lindin më shumë djem se vajza

altNjë studim në Francë ka konstatuar një ndryshim të konsiderueshëm në numrin e vajzave dhe djemve të lindur në Kaukaz dhe Ballkan, duke theksuar se në disa pjesë të këtyre rajoneve evidentohen raste të shumta të aborteve selektive.


Read more: Studimi, në Shqipëri dhe Kosovë lindin më shumë djem se vajza

   

Tryezë në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut

altAvokati i Popullit organizoi një konferencë në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut ku përfaqësues të qeverisë, diplomat të huaj por edhe përfaqësues të shoqërisë civile diskutuan për zbatimin e të drejtave.


Read more: Tryezë në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut

   

Page 1 of 3

Facebook FanBox