Lajmet

Prezantohen anëtarët e rinj të KQZ-së

Dinar Biba ka siguruar 4 vota pro për të marrë postin e nënkryetarit të Komisionit Qendror Zgjedhor. Në seancën e ditës së enjte Kuvendi ka miratuar tre emrat për vendet vakante në Komisionin Qendror Zgjedhor, ku Denar Biba ka marrë 79 vota pro, Edlira Jorgaqi 77 vota pro, si dhe Gëzim Valeshnja me 82 vota pro.

Read more: Prezantohen anëtarët e rinj të KQZ-së

 

Presidenti i ri i Italisë, zhvillohen sot dy seanca

Pas dorëheqjes së ish-Presidentit të Italisë, Giorgio Napolitano, parlamenti italian është duke votuar për të zgjedhur presidentin e ri. Sot zhvillohet dita e dytë e votimeve pas tentativës jo të suksesshme të së enjtes. Votimi i ditës së sotme është ndarë në dy seanca, paradite dhe pasdite, ndërkohë që seanca përfundimtare do të zhvillohet të shtunën në votimin e katërt të parlamentit.


Read more: Presidenti i ri i Italisë, zhvillohen sot dy seanca

   

Presidenti i ri i Italisë, zhvillohen sot dy seanca

Pas dorëheqjes së ish-Presidentit të Italisë, Giorgio Napolitano, parlamenti italian është duke votuar për të zgjedhur presidentin e ri. Sot zhvillohet dita e dytë e votimeve pas tentativës jo të suksesshme të së enjtes.


Read more: Presidenti i ri i Italisë, zhvillohen sot dy seanca

 

Zbulohen lëvizjet e Majorit Feka jashtë Shqipërisë, udhëtoi në Mynih dhe Romë

Mësohet se lëvizja e fundit e Sokol Feka jashtë Shqipërisë ku ai gjeti vdekjen, nuk ka qenë e para. Përveç udhëtimeve në Spanjë, Sokol Feka ka kryer dhe disa lëvizje të tjera jashtë shtetit, në drejtim të Romës në Itali dhe Mynihut të Gjermanisë. Mbetet për t’u verifikuar nëse këto lëvizje të kryera nga majori kanë qenë me leje apo pa lejen e ushtrisë shqiptare. Mësohet se dalja e parë daton në dhjetor të 2013-ës,më pas në: 16 nëntor 2014-20 dhjetor 2014; 21 shtator 2014 - 30 shtator 2014 - 15 qershor 2014 - 23 korrik 2014.


   

Në pranga punonjësi i OSHEE në Korçë, u kap me lidhje të paligjshme energjie

Është arrestuar 37-vjeçari Anesti Lubonja, me banim në lagjen nr. 3 të qytetit të Korçës. Punonjësi i OSHEE-së është vënë në pranga nga uniformat blu në kushtet e flagrancës. Ai u arrestua pas një kontrolli të ushtruar në shtëpinë e tij ku u gjet një lidhje e paligjshme energjie elektrike. 37-vjeçari Lubonja u vu në pranga nën akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe vjedhjes së energjisë elektrike.


 

Rama në Pogradec: Përgëzoj INUK për punën e bërë

Nëpërmjet një statusi në Twitter, është shprehur i habitur nga hapësira e mrekullueshme e vijës së bregut liqenor në Pogradec, që ka rilindur, pas aksionit të INUK-ut. Rama ka theksuar se tani është koha e parkut të ri natyror në qytetin e Pogradecit, i cili është shumë i preferuar nga turistët e jashtëm si dhe nga ata vendas.

Read more: Rama në Pogradec: Përgëzoj INUK për punën e bërë

   

Vlorë, vijojnë protestat për shpronësimin, bllokohet autostrada 10 minuta

Sot është dita e dytë e protestës dhe janë rreth 130 familje të cilat po kundërshtojnë me forcë shembjen e banesave të tyre. Banorët të cilët kanë dalë në protestë kanë bllokuar për 10 minuta autostradën Levan-Vlorë, në hyrje të saj.

Read more: Vlorë, vijojnë protestat për shpronësimin, bllokohet autostrada 10 minuta

 

Të rinjtë e PS, protestë para Bashkisë së Tiranës

Të rinjtë e PS-së kanë bërë të ditur se në orën 13:30 të ditës së sotme do të mblidhen për të protestuar para Bashkisë së Tiranës. Me anë të rrjeteve sociale, ata kanë shpërndarë ftesën “Eja protestojmë”, ku ftojnë të rinj të tjerë që t’u bashkohen. Sipas FREESH, kreu i Bashkisë së Tiranës nuk është duke mbajtur premtimet që ka dhënë në fillim të fushatës së tij.


Read more: Të rinjtë e PS, protestë para Bashkisë së Tiranës

   

Bashkia e Tiranës kallëzon në Prokurori Kryeinspektoren e INUK

Bashkia e Tiranës ka kallëzuar në Prokurori Kryeinspektoren e INUK, Dallëndyshe Bici për “Kallëzim të rremë”.

   
 

 


Bashkia e Tiranës ka dorëzuar në Prokurori kallëzimin penal për “Kallëzim të rremë” për drejtoreshën e INUK, Dallëndyshe Bici,

Read more: Bashkia e Tiranës kallëzon në Prokurori Kryeinspektoren e INUK

 

Piloti Sokol Feka me probleme familjare

Majori i FA-së, që aktualisht shërbente si instruktor pilotimi në bazën e Farkës, përveç se një emër i spikatur në FA, ishte edhe një person me probleme të shumta familjare. Ai ishte i ndare nga gruaja e pare me te cilën kish edhe fëmijë, dhe disa here ishte përballur edhe ne gjyq me pasojat e ndarjes.


Read more: Piloti Sokol Feka me probleme familjare

   

Page 1 of 990