Lajmet

Takimi Naço-Cortes, diskutohet për bashkëpunim në fusha me interes të ndërsjelltë

Në takimin mes tyre, ministri shqiptar dhe ambasadorja spanjolle ndanë mendimin se duhet të bashkëpunohet edhe më shumë në fusha ku interesi është i ndërsjellë. Temat qendrore të këtij takimi ishin prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë sa i takon reforma që sjellin përmirësimin e sistemit të drejtësisë,


Read more: Takimi Naço-Cortes, diskutohet për bashkëpunim në fusha me interes të ndërsjelltë

 

Gent Sejko prezanton objektivat, kalon me sukses testin e prezantimit

Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ekonomisë, kandidati për Guvernator në BSH, Gent Sejko, ka prezantuar prioritetet e punës së tij nëse votohet për këtë pozicion dhe ka theksuar se nëse do të zgjidhet në krye të BSH-së, do të marrë masa për të forcuar sistemet e kontrollit të brendshëm që kanë dështuar. Në vijim të prezantimit të objektivave,


Read more: Gent Sejko prezanton objektivat, kalon me sukses testin e prezantimit

   

Kandidati për Guvernator, Gent Sejko, sot përballë deputetëve

Bëhet e ditur se gjatë ditës së sotme, Gent Sejko, do të dëgjohet në Komisionin e Ekonomisë si kandidati i propozuar nga presidenti Nishani për postin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë. Komisioni i Ekonomisë do të shqyrtojë në fillim dekretin e kreut të shtetit dhe më pas do gjykojë e drejtojë pyetje kandidatit Genti Sejko.


Read more: Kandidati për Guvernator, Gent Sejko, sot përballë deputetëve

 

Serveri i tatimeve, Blendi Klosi zgjidhet nënkryetar komisioni

Në mbledhjen e sotme të Komisionit Hetimor është vendosur që nënkryetar i këtij komisioni të jetë Blendi Klosi, ndërkohë që kryesimin e komisionit në fjalë e ka Partia Demokratike. Në rolin e sekretares së komisionit, Klosi ka propozuar emrin e deputetes socialiste Blerina Gjylahmeti, propozim i cili është miratuar.


Read more: Serveri i tatimeve, Blendi Klosi zgjidhet nënkryetar komisioni

   

Triumf i së majtës radikale në zgjedhjet greke

Të majtët e Sirizës drejt triumfit historik në zgjedhjet parlamentare të Greqisë.

Exit-Pollet e para flasin për një fitore të radikalëve të Ciprasit, me një rezultat 35.5-39.5%.

Në këto kuota Syriza pritet të marrë 146 – 158 deputetë.

Po sipas Exit Polleve, Demokracia e Re e Kryeministrit në largim Andonis Samaras, renditet e dyta me 23 – 27% dhe mund të marrë deri në 75 vende në parlament.


Read more: Triumf i së majtës radikale në zgjedhjet greke

 

Supë me tortellini dhe perime

Përbërësit për 4 persona:

4 lugë gjelle vaj ulliri 2 karota 1 kokërr qepë 1 lugë gjelle vegetë 400 gram domate 200 gram bizele

250 gram tortellini  Djathë parmixhano të grirë  Kripë sipas dëshirës  Ujë


Read more: Supë me tortellini dhe perime

   

Një shqiptare synon fitoren në “France Got Talent”

Quhet Erza Muçolli dhe është me origjinë nga Kosova. 8 – vjeçarja shqiptare ka konkuruar në “France Got Talent”, ku ka shkëlqyer me performancën e saj.

Kënga e kënduar nga Erza titullohet “Papaoutai”, e këngëtarit francez, Stromae, e cila ngriti në këmbë një publik të tërë.

Zëri magjik i 8 – vjeçares mori përkrahje të menjëhershme nga publiku, por dhe nga juria të cilët u befasuan nga vokali i saj.

Prej vitesh Erza jeton në Francë sëbashku me familjen.


 

Kylie Minogue shpallet australianja e vitit

Kylie Minogue ështa shpallur australianja e vitit në Britani, në ceremoninë e mbajtur në Londër mbëmjen e së shtunës.46-vjeçarja kishte zgjedhur të shfaqej me një look tepër tërheqës në mbrëmjen gala.Minogue kishte veshur këtë fustan të gjatë, transparent dhe të punuar me rruaza, i cili e tregonte në formë perfekte.


   

Rihanna publikon këngën e re

Rihanna ka surprizuar fansat e saj një ditë më parë, kur zgjodhi të publikonte këngën e fundit.

Ajo e bëri lajmin të ditur nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Twitter.

26- vjeçarja është komentuar mjaft mirë nga publiku për këngën e saj edhe sepse ajo ka bashkëpunuar me rreperin e famshëm Kanye West dhe legjendën e “The Beatles”, Paul McCartney.


Read more: Rihanna publikon këngën e re

 

Rita Ora, rrëfim ekskluziv rreth “The Voice UK”

Rita Ora është padyshim një ndër artistet më të suksesshme të momentit.

Ndër sukseset më të fundit të këngëtares me origjinë shqiptare është edhe pjesëmarrja si gjyqtare në talent show, The Voice UK krah artistëve me famë botërore si Will.i.am, Sir Tom Jones e Ricky Wilson.

Pikërisht për këtë eksperiencë të re për këngëtaren 24 – vjeçare, gazeta britanike Express ka realizuar një intervistë me të.


Read more: Rita Ora, rrëfim ekskluziv rreth “The Voice UK”

   

Page 2 of 990