Lajmet

Shokon klubi Flamurtari: “Dhurata?”, të reagojnë organet kompetente, ndryshe tërhiqemi

Fitorja e arritur përballë Teutës (2-1) nuk la një shijë të mirë për nga mënyra se si erdhi. Të parët që reaguan ishin tifozët e pranishëm në stadiumin “Flamurtari”, të cilët vërshëllyen skuadrën e tyre. Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes tifozët në faqen zyrtarë në FB kërkuan distancimin e klubit Flamurtari nga ajo që tifozët e quajtën një fitore “dhuratë”. I menjëhershëm ka qenë reagimi i klubit me anë të një deklarate zyrtare.


Read more: Shokon klubi Flamurtari: “Dhurata?”, të reagojnë organet kompetente, ndryshe tërhiqemi

 

PD: I dënuari për drogë në Task Forcën e OSHEE

Përmes dokumentave që vërtetojnë të kaluarën kriminale te Florian Qafës, Partia Demokratike denoncoi emërimin e tij në strukturat e task forcës së OSHEE-së në Tiranë.

Teksa bëri publike fakte që dëshmojnë se ai  ndaluar disa herë dhe dënuar për trafik lëndësh narkotike, pasi ka kryesuar një grup kriminal droge në zonën e Ali Demit që shpërndante drogë edhe në shkolla.


Read more: PD: I dënuari për drogë në Task Forcën e OSHEE

   

Bllokimi pa kuptim i sheshit “Nënë Tereza”

Sheshi “Nënë Tereza” në kryeqytet vazhdon të mbahet i bllokuar në orët e mbrëmjes, nga ora 19.00 deri në orën 24.00.

Një vendim ky i marrë, jo nga Bashkia e Tiranës në fakt, e cila e ka nën administrim, por nga një vendim qeverie, e cila sanksionin, pa marrë opinionin e organit të qeverisjes vendore, se në këtë shesh që shërben edhe si një nyje e qarkullimit tejet të ngarkuar të kryeqytetit, ndalohet qarkullimi i automjeteve për një orar pik të trafikut siç është mbrëmja.


Read more: Bllokimi pa kuptim i sheshit “Nënë Tereza”

 

Zbulohet misteri i “Shtëpisë me gjethe”

Ajo që deri para viteve ’90 ishte dega e pestë e Sigurimit të Shtetit nga ku përgjohej gjithkush, sot është Muzeu i Përgjimeve të Policisë sekrete.

Shtëpia misterioze, e njohur me emrin e koduar “Gjethi” përballë Katedrales Ortodokse në Tiranë, bëhet e vizitueshme për çdokënd.


Read more: Zbulohet misteri i “Shtëpisë me gjethe”

   

Shullazi thirret në Prokurori për kërcënimin ndaj Bashës

Emiljano Shullazi dhe Gilmando Dani, do të thirren javën e ardhshme në Prokurorinë e krimeve të rënda, për t’u pyetur në lidhje me denoncimin e bërë nga deputetja e PD-së, Voltana Ademi.

Kjo e fundit para pak ditësh dorëzoi në organin e akuzës, denoncimin se 37 vjeçari i Shullazi ka kërcënuar me jetë kryetarin e opozites Lulzim Basha. Sipas saj, ndërsa po pinte kafe në një lokal të Tiranës, Emiljano Shullazi i ka dalë përpara dhe i ka thënë: Thuaji kryetarit tënd, të ketë kujdes dhe të mos dalë shpesh në verandën e shtëpisë.


Read more: Shullazi thirret në Prokurori për kërcënimin ndaj Bashës

 

INUK padit Kryebashkiakun Basha: Dha leje ndërtimi në kundërshtim me ligjin, Bashkia i konsideron sh

Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka kallëzuar penalisht kreun e Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha dhe kreun e Policisë Bashkiake të Tiranës Florenc Hoxha për dhënien e një leje ndërtimi të paligjshme.

Objekti për të cilin kërkohet hetim për shkelje të detyrës nga ana e Bashës dhe Hoxhës është kjo ndërtesë që ka nisur të ndërtohen në këtë hapësirë mes Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli” dhe shkollës së Gjuhëve të Huaja “Asim Vokshi”.


Read more: INUK padit Kryebashkiakun Basha: Dha leje ndërtimi në kundërshtim me ligjin, Bashkia i konsideron sh

   

Çmimi i naftës në Shqipëri më i lartë se mesatarja globale

Një litër naftë në Shqipëri është 36% më e shtrenjtë se mesatarja globale. Të dhënat bëhen publike nga një prej agjencive më të mëdha të matjes së çmimit të naftës në botë Global Petrol Price.  Në renditjen e 181 vendeve nga çmimi më i ulët i naftës tek ai më i larti, Shqipëria renditet në vendin e 134.


Read more: Çmimi i naftës në Shqipëri më i lartë se mesatarja globale

 

Takohen ministrat e jashtëm të Shqipërisë, Serbisë e Italisë

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati mori pjesë në takimin trepalësh me homologun italian Paolo Xhentiloni dhe atë serb Ivica Daçiç në Romë.

Përpara takimit, Bushati pati edhe një takim të veçantë me ministrin e jashtëm italian Paolo Xhentiloni.


Read more: Takohen ministrat e jashtëm të Shqipërisë, Serbisë e Italisë

   

Hetimet për kapjen e Genci Xhixhës

Prokuroria e Krimeve të Rënda po punon të mbledh prova, ndaj 38 vjeçarit Genci Xhixha që të sigurojë një vendim gjykate për masë ndalimi në mungesë.

Deri më sot Genci Xhixha ishte shpallur në kërkim policor, por faktet që mund të ketë në duar tashmë grupi hetimor i ka bindur prokurorët e krimeve të rënda  që të mbledhin sa më shumë prova që e implikojnë 38 – vjeçarin Xhixha, dhe të kërkojnë vendim nga gjykata si masë ndalimi ndaj tij.


Read more: Hetimet për kapjen e Genci Xhixhës

 

Paloka: Telefonata e Tahirit presion mbi mediat

Për Partinë Demokratike ndërhyrjet e Ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri në debatet televizive të një dite më parë janë presion i hapur që ai ushtron ndaj medias dhe organit të prokurorisë.

Kreu i grupit parlamentar të demokratëve, Edi Paloka tha se burim i toneve të larta dhe nervozizmit të Ministrit të brendshëm janë lidhjet për të cilat opozita thotë se Tahiri ka me krimin dhe dyshimet që lindin pas fabrikës së kokainës të zbuluar në fshatin Xibrakë të Elbasanit.


Read more: Paloka: Telefonata e Tahirit presion mbi mediat

   

Page 4 of 990