Lajmet

Mazhoranca, gati të plotësojë vendet në KQZ

Maxhoranca i ka gati 3 kandidaturat që do të plotësojnë vendet vakante në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Ministri për Çështjet Vendore Bledi Çuçi thotë se shumë shpejt emrat e anëtarëve të rinj për të cilët thotë se janë figura me integritet do t’i çohen parlamentit për miratim.


Read more: Mazhoranca, gati të plotësojë vendet në KQZ

 

Ligji për ILDKP, Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PD

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për të shpallur si të papajtueshëm me Kushtetutën nenin 4 të ligjit për Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive.

Gjykata njoftoi se ka shqyrtuar pretendimet e ngritura nga Partia Demokratike dhe ato të palës së paditur, në këtë rast Këshilli i Ministrave dhe Kuvendi.


Read more: Ligji për ILDKP, Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PD

   

Mblidhet komisioni i reformës në drejtësi

Ministri i Drejtësisë Nasip Naço i ka bërë thirrje opozitës të bëhet pjesë e reformës në drejtësi, duke zënë vendet e saj në komisionin parlamentar të angazhuar për këtë proces, i mbledhur për herë të dytë që pas konstituimit të tij në dhjetor të vitit të kaluar.


Read more: Mblidhet komisioni i reformës në drejtësi

 

Basha: Në Shqipëri janë instaluar bandat më të rrezikshme të rajonit

Asambleja Politike e Partisë Popullore Europiane ka diskutuar në Bruksel mbi kriminalitetin në Shqipëri dhe shqetësimin e opozitës së krimin ka depërtuar në institucione të rëndësishme të vendit.

Kryetari i Opozitës, Lulzim Basha e ka njohur asamblenë me zhvillimet e fundit për trafiqet në Shqipëri dhe atë që ai e cilëson si gradim me pushtet i bandave të trafiqeve.  Ky shqetësim përbën edhe boshtin e projekt-rezolutës që po përgatitet nga Asambleja Politike e Partisë Popullore Europiane, i artikuluar qartë nga lideri i opozitës.


Read more: Basha: Në Shqipëri janë instaluar bandat më të rrezikshme të rajonit

   

I vuri gjobë 1 mijë lekë padrejtesisht, tropojani rreh policin rrugor

Ngjarja ndodhi në aksin rrugor, Qafë Kashar- Rinas, ku Arben Hajdari, me një fuoristradë ku ndodhej një femër dhe 2 adoleshentë ka shkuar dhe ka gjetur në shërbim policin me inicialet E.S.


Read more: I vuri gjobë 1 mijë lekë padrejtesisht, tropojani rreh policin rrugor

 

Avokatët e Bitrajt: S’na lënë ta takojmë. Komshinj

TIRANE-Ardian Bitraj, përgjegjës i sektorit të Arkës Stok, i cili dyshohet të ketë vjedhur dhjetëra miliarda lekë, e ka dhënë dëshminë e tij para hetuesve pa praninë e avokatëve që familja i ka zgjedhur. Avokatët e studios ligjore “Kushe” kanë në duar një prokurorë të posaçme nga familjarët e të dyshuarit për vjedhjen e shekullit në Bankën e Shqipërisë, e deri më tani nuk janë lejuar ta takojnë atë, përpos një insistimit të madh të tyre. Duke e konsideruar si një shkelje të të drejtave të njeriut, studio ligjore ka informuar për këtë rast Avokatin e Popullit, z.Igli Totozani. 


Read more: Avokatët e Bitrajt: S’na lënë ta takojmë. Komshinj

   

Tragjedia në Fier, dy djemtë e familjes Vrapi në mëshirë të fatit

Pas tragjedisë në fshatin Suk, ku një 76-vjeçar masakroi me plumba 4 familjarët e tij dhe më pas veten, ata që do të vuajnë më së shumti pasojat duket se janë dy djemtë jetimë. Mustafa Vrapi, 19 vjeç, i cili vuan nga probleme fizike dhe mendore, si dhe vëllai i tij, Denisi, vetëm 13 vjeç, prej së martës janë të vetëm. Atyre iu vranë dy prindërit dhe motra që kujdesej për ta, gjithçka si pasojë e një veprimi fatal të ndërmarrë nga xhaxhai i tyre. 


Read more: Tragjedia në Fier, dy djemtë e familjes Vrapi në mëshirë të fatit

 

Pesë vetë nga Durrësi, rrëmbejnë kamerieren në Sarandë

Sarandë- Pesë persona u arrestuan dje në mesditë nga Policia e Sarandës dhe Drejtoria e Policisë së Vlorës me akuzën e heqjes së paligjshme të lirisë së një adoleshenteje 18- vjeçare, nga Tirana e rrëmbyer disa ditë më parë. Policia arreston të dyshuarit e ngjarjes, ndërsa po heton për rastin dhe për rrethanat e heqjes së paligjshme të lirisë së vajzës. Ndërkaq dyshimet e policisë janë se personat jo vetëm që e kanë mbajtur peng dhe hequr lirinë adoleshentes, por edhe se mund ta kenë përdorur atë si prostitutë në Sarandë gjatë këtij sezoni turistik.

Read more: Pesë vetë nga Durrësi, rrëmbejnë kamerieren në Sarandë

   

Qafë- Kashar, dhunohet një polic rrugor, shoqërohen 4 persona

QAFË KASHAR-RINAS

Dy persona kanë refuzuar ti binden urdhrit për të ndaluar dhe kanë dhunuar një polic rrugor ditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në aksin Qafë Kashar-Rinas. 

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se polici rrugor u ka kërkuar dy dhunuesve që të ndalonin por këta të fundit nuk janë bindur dhe më pas kanë goditur me grushte efektivin e policisë. Polici ka marrë dëmtime të lehta në trup dhe po mjekohet. 


Read more: Qafë- Kashar, dhunohet një polic rrugor, shoqërohen 4 persona

 

Pollo: Tahiri kërcënon gazetarin, kërkon t’i mbyllë gojën

Kreu i Komisionit të Medias denoncon kërcënimin e ministrit Tahiri ndaj gazetarit A.Hitaj, duke e konsideruar si përpjekje të tij për të mbyllur gojën.

Përmes një postimi në Facebook thotë se ky rast duhet të shqyrtohet në mbledhjen e Komisionit të Medias.


Read more: Pollo: Tahiri kërcënon gazetarin, kërkon t’i mbyllë gojën

   

Page 5 of 990